Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është shumë e përfolur për dukjen e saj.
Ajo ka pësuar ndryshime të dukshme me kalimin e viteve, gjersa nuk ka hezituar asnjëherë që të eksperimentojë me pamjen e saj, duke ndryshuar shpesh modelin apo edhe ngjyrën e flokëve.
Megjithatë, ndryshimet e Dafinës nuk janë nga ato që mund ta bëjnë të mos njihet me kohën kur ishte adoleshente.
Madje vet këngëtarja ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një fotografi në InstaStory, ku ka krahasuar dukjen e saj të tanishme me atë kur ishte vetëm një tinejxhere.
Edhe në atë kohë, këngëtarja Zeqiri kishte një pamje tërheqëse me flokë të shkurtra.
Aso kohe Dafina mbase mund të mos e imagjinonte që një ditë do të bëhej një këngëtare e famshme, por që puna e madhe dhe rruga e sigurt drejt suksesit e dëshmuan një gjë të tillë.
Sot ajo është një prej këngëtareve më aktive në tregun muzikor, duke publikuar këngë e klipe që gjithnjë priten mirë nga publiku. /Telegrafi/