Dafina Zeqiri është një tjetër emër që ishte prenotuar për të kënduar në festivalin e ashtuquajtur Festa e Birrës në Korçë.
Por me të mësuar se mysafir nderi i festivalit për të kënduar në një nga netët e tij ishte artisti boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq, Dafina e ka tërhequr pjesëmarrjen.
Këtë gjë e ka konfirmuar vet ajo së fundmi përmes një postimi të MTV Kosova të rishpërndarë në InstaStory.
Aty citohet se këngëtarja Zeqiri me të marrë vesh se Bregoviq do të ngjitej në skenën e Festës së Birrës në Korç, e kishte anuluar pjesëmarrjen e saj.
Ajo ka vënë edhe një emoji pranë postimit, në të cilin shkruhet “E anuluar”.
Ndërkohë një gjest të tillë e ka bërë edhe kolegu i saj, reperi i njohur shqiptar Capital T, i cili ishte prenotuar për të bërë hapjen e festivalit në natën e parë.
Përveç artistëve, tërheqjen nga ky festival i birrës po e bëjnë edhe bizneset, një prej të cilave, “Birra Peja”, njoftoi se nuk do të ishte pjesë e partneritet të festivalit shkaku i ofendimit që iu është shkaktuar shqiptarëve të Kosovës me ftesën që i është Bregoviqit për të peformuar aty. /Telegrafi/