Dafina Zeqiri tashmë e ka konfirmuar bashkëpunimin e saj me anëtarin e grupit OTR, Varrosi, projekti i të cilëve titullohet “Ring Ring”.
Ndonëse përgatitjet e këngës kanë filluar, kjo duket se është mjaft e veçantë, pasi për herë të parë do këndojë në gjuhën suedeze.
Këtë e bëri të ditur vet artistja Zeqiri përmes një postimi të publikuar në Instagram, derisa tregon se projekti vjen kombinim mes gjuhës suedeze, angleze dhe shqipe.
“Ring Ring ft Varrosi së shpejti. Projekti im i parë në gjuhën suedeze, këngë e cila po ashtu i dedikohet shoqërisë dhe familjes në vendin ku jam lindur dhe rritur (Suedisht, shqip, anglisht)”, ka shkruar krahas videos këngëtarja Zeqiri, e cila ndan një pjesë të projektit me të gjithë fansat e saj.
Dafina shihet se ka raporte mjaft të mira me labelin “OTR”, e cila fillimisht bashkëpunoi me Noizyn në këngën “A don Love?”.
Ajo përndryshe prej vitesh është pjesë e estradës shqiptare, e që është kthyer nga Suedia në Kosovë, për të vazhduar jetën dhe karrierën e saj muzikore.
Tani, ajo ka arritur të shndërrohet në një nga personazhet më me ndikim në showbizin shqiptar dhe mjaft e dashur për publikun. /Telegrafi/