Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri koment “dashurie” në foton e Cozmanit, a do të xhelozojë Tuna? (Foto)

Nuk i është hakuar profili Dafina Zeqirit, por këngëtarja ka vendosur të befasojë sërish.

Në linjën e dashurisë për kolegët, këngëtarja ka vendosur të lë një tjetër koment befasues.

Pak kohë pasi nisi të ndjekë në Instagram reperin Cozman pas shumë vitesh, Zeqiri ka komentuar tek fotografia ku anëtari i Babastars i uron ditëlindjen vëllait të tij, Ymerit.

Dikur flenin në aeroport bashk, madje menduan edhe familjen pas tri vitesh bashkjetesë. Tuna dhe Cozy më s’janë bashk. Foto: Instagram

Në shkrimin entuziast me shkronja të mëdha, ajo është bashkangjitur në urime, në një formë më të zjarrtë sesa vetë reperi, gjithnjë sipas Prive.

Lexo po ashtu Cozman performoi midis Tiranës pas incidentit me Noizyn (Foto)

Nga ana tjetër burime të Telegrafit mësojnë se Dafina gjithmonë ka komunikuar me Cozmanin në distancë, dhe kjo gjë nxiti rivalitetin e saj me Tunën.

Por, tash që është ndarë nga Cozmani, a do të bëhet xheloze Tuna? /Telegrafi/

Exit mobile version