Telegrafi

Dafina Zeqiri këtë muaj publikon këngën e re

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Njoftimin për fansat e bëri në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi atraktive që duket të jenë pjesë e xhirimeve të klipit.

Ajo ka sjell një koleksion të fotografive me një pamje të veçantë, për dukjen e së cilës është përkujdesur grimerja e njohur Dafina Neziri.

“Kënga e re këtë muaj”, është përshkrimi që ia ka vënë imazheve ndërsa pranoi komente të shumta nga fansat lidhur me projektin e ri që do vijë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

Kjo vjen pas projektit “Merri Krejt” që e solli në fillim të muajit shkurt dhe që vetëm për një muaj ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve.

Ndonëse nuk ka zbuluar asgjë më shumë për këngën, fansat aluduan se kjo do jetë pjesë e albumit të ri të artistes Zeqiri.

Ndryshe, Dafina këtë kohë ka anuluar disa koncerte për shkak të përhapjes së coronavirusit tashmë edhe në trojet shqiptare. /Telegrafi/