Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri ka dy fjalë për kryeministrin Kurti pas reciprocitetit të targave

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, krahas muzikës është mjaft e përfshirë edhe në çështje të tjera.

Ajo ditën e sotme (e hënë) ka reaguar në rrjete sociale pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për të zbatuar reciprocitetin në çështjen e tabelave.

Artistja ka postuar një fotografi të Kurtit të realizuar në seancën e sotme të Kuvendit duke shprehur mbështetjen e saj të plotë për vendimin.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

“Yes sir”, kanë qenë fjalët e 32-vjeçares.

Lexo po ashtu Labinot Tahiri duartroket vendimin për vendosjen e reciprocitetit të targave: Të lumtë Albin Kurti

Labinot Tahiri po ashtu ka qenë ndër figurat publike i cili ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këtë, duke e përgëzuar kryeministrin për vendimin e marrë.

Kurti theksoi se veprimet e ndërmarra sot nuk kanë për qëllim të cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve serb apo të provokojnë ndonjë destabilizim.

Foto: Telegrafi

I njëjti kërkoi nga qytetarët serb të vazhdojnë ritmin e përditshmërisë pa shqetësime e brenga se po ju cenohet ndonjë e drejtë.

Zeqiri në anën tjetër është në finalizim e sipër të albumit “Dafinë Moj”. /Telegrafi/

Exit mobile version