Telegrafi

Dafina Zeqiri joshëse me veshjen e zezë

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, njihet për stilin e veçantë që ka në përgjithësi.

Në pothuajse secilin postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune vjen me veshje dhe ndryshime të shumta.

Së fundmi, ajo është parë të jetë më modeste, ndërsa ka mbuluar linjat trupore me një xhaketë të zezë.

Flokët kësaj radhe i ka lidhur mbrapa kokës, ndërsa për aksesorë ka vendosur një palë syze me përmasa të mëdha.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri me flokë të kaltër, josh me dukjen teksa vë në pah tatuazhet

Nuk do të mungonte në paraqitjen e saj as edhe çanta me ngjyrë të verdhë e firmës ‘Prada’, të cilën e mbante anash.

Derisa po vazhdon me fotosesione, kënga e Dafinës “Million $” ka arritur të bëhet hit veror, ndërsa numëron miliona klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/