Telegrafi

Dafina Zeqiri joshëse në klip, Noizy “nuk duron” dhe i komenton pozat provokuese të bukuroshes

Dafina Zeqiri po shijon sukseset e këngës më të re të publikuar ditë më parë të titulluar “Fuego”.

Bukuroshja jonë shfaqet tejet joshëse dhe seksi e veshur me bikini teksa qëndronte poshtë një ujëvare.

Këngëtarja që tash e sa kohë po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa imazhe të marra nga videoja e këngës i ka publikuar edhe në llogarinë personale në Instagram.

Me pozat e nxehta ka bërë që të “çmendën” shumë ndjekës të këngëtares në rrjetet sociale, me ç’rast ka marrë edhe komente të ndryshme.

Por, kolegu i zeshkanes hip-hop artisti shqiptar Noizy duket se është i fiksuar pas trupit të Dafinës i ekspozuar në bikini ngjyrë të zezë dhe të lagur nga uji.

Madje, këngëtari nuk ka mundur të duroj, sa që ka filluar të ngacmojë duke i komentuar në disa prej imazheve.

“La la laa”, “Ai plonci po më shkel syrin”, “Ç’farë ke oj bijë?”, i ka shkruar reperi Dafinës në disa prej fotove të saj të nxehta, të cilat me siguri ja kanë hequr trurin.

Ndryshe, Dafina dhe Noizy do të sjellin ndaras këngë të reja për tregun muzikor shqiptar. /Telegrafi/