Dafina Zeqiri ishte njëra nga këngëtaret që performoi në koncertin virtual të “Natës së Bardhë”.
Në mesin e shumë yjeve, interpretim të mrekullueshëm për fansat dha edhe Zeqiri, e cila njihet për veçantinë e saj.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka shkëputur disa imazhe nga paraqitja e saj për këtë mbrëmje.
Në veshjen e saj dominonte më shumë ngjyra e kuqe, që e bënte dukjen edhe më të perfeksionuar.
Kësaj radhe ajo zgjodhi të ketë balluke, kurse për makijazh kishte shkuar me disa nuanca më të errëta.
Bukuroshja u bë pjesë e këtij koncerti për nderë të festës së 28 Nëntorit, Dita e Flamurit Shqiptar. /Telegrafi/