Telegrafi

Dafina Zeqiri me fotografi provokuese nga vaska, nuk nguron të ekspozojë gjoksin

Foto: YouTube

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri javën e kaluar shënoi rikthimin e saj në muzikë me projektin e ri “Fuego”.

Kjo këngë u prit mirë nga fansat e saj, teksa në klipin e ri këngëtarja kosovare erdhi mjaft atraktive.

E veshur në bikini të zeza, Dafina e vërtetoi edhe njëherë se vazhdon të mbetet ndër femrat më seksi në estradë.

Ajo nuk nguron të pozojë mjaft provokuese edhe në rrjetet sociale, duke bërë për vete kështu ndjekësit e saj.

Së fundmi, Zeqiri ka hedhur në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një imazh, ku shfaqet mjaft atraktive nga vaska.

Ajo nuk ka nguruar të vë në pah gjoksin atraktiv, teksa në dukje zbulon edhe tatuazhin e veçantë që ka në gjoksin e saj.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave nuk mungojnë edhe në këtë fotografi. /Telegrafi/