Dafina Zeqiri ka kohë që ka paralajmëruar albumin e ri “Dafinë Moj”, e i cili është finalizuar dhe tashmë mund të para-porositet në formë të CD-së në GjirafaMall.
Këngëtarja e njohur, sot (e premte) ka treguar se ishte hera e parë që mbajti në duar albumin në formë fizike (CD), dhe gjithashtu do të nënshkruaj 100 të tillë, para se të arrijnë në duart e atyre që e kanë porositur.
Dafina ka publikuar disa fotografi ku shihet e veshur më ndryshe se herët e tjera, e tëra në të zeza, pallto, syze dielli dhe flokë të lidhura lartë, në një nga to shihet edhe me maskë në fytyrë.
“Sapo pash për herë të parë albumin fizikisht. Sot do të nënshkruaj 100 porositë e para. Mos harroni 100% e të ardhurave nga shitja shkojnë për fëmijët me autizëm. GjirafaMall na tregoi se ka një befasi ekstra për secilën porosi”, ka shkruar Dafina.
Projekti i përbashkët në mes Dafinës dhe Gjirafës, synon të ndihmoi shoqatën e Autizmit në Kosovë, dhe të gjitha të ardhura e mbledhura shkojnë për këtë kauzë.
Albumi “Dafinë Moj”, përfshinë shumë bashkëpunime me disa prej emrave më të njohur të estradës tonë, por më i veçanti për këngëtaren padyshim mbetet bashkëpunimi me nënën e saj, Melihaten. /Telegrafi/