Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është një prej personazheve më të pëlqyer në rrjetet sociale.
Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ndërsa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.
Së fundmi, Dafina vendosi që me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të bëjë një urim të veçantë për të gjitha femrat.
Këngëtarja publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej elegante e veshur me një kostum, ndërsa pozonte pranë mikes së saj, Nita Krasniqi.
Në mbishkrimin e fotografisë, Zeqiri e cilëson femrën si qenien e cila përkund ardhmërinë e një populli.
“Femra është ajo që përkund ardhmërinë e një populli, urime 8 Marsi dita e gruas, çdo Mbretëreshë ka madhështinë e saj, por madhështia e gruas është mbi të gjitha mbretëresha e botës”, ka shkruar Dafina Zeqiri në Instagram, teksa ka përfituar nga rasti për t’i uruar të gjitha femrat për këtë festë.
Përndryshe, ajo ditë më parë ka publikuar këngën e saj më të fundit “A e man n’men”, e cila është pritur mirë nga adhuruesit e muzikës saj. /Telegrafi/