Ajo për vite të tëra është munduar që të qëndrojë afër fansave të saj.
Dhe Dafina Zeqiri gjatë ditës së sotme (e premte) ka falënderuar të gjithë mbështetësit e saj.
Një gjë e tillë erdhi pasi ajo feston përvjetorin e 14-të të karrierës muzikore.
Këngëtarja zgjodhi që të publikojë një fotografi atraktive, derisa bëri të ditur se nuk do të ndalet asnjëherë.
“Faleminderit nga të gjithë ju. 14 vite, përherë e juaja. Nuk do të ndalen asnjëherë”, ka shkruar ajo në mbishkrim.
“Japa” në anën tjetër është kënga saj më e fundit, që u lansua dje në platformat digjitale. /Telegrafi/