Klea Huta ka qenë e ftuar në “In Radio” në rubrikën “Interview”.
Bukuroshja shqiptare ka zbuluar se cila është femra më seksi shqiptare, teksa ka treguar se është Dafina.
“Femër seksi është Dafina Zeqiri”, tha Klea duke shtuar se ajo ka një trup artificial, transmeton Telegrafi.
“Po e trupin e ka të bërë artificialisht. Për femra seksi Shqipëria nuk vuan”, vazhdoi ajo.
Ndryshe, Dafina javë më parë ka publikuar këngën e parë për tregun ndërkombëtar të titulluar ‘Four Seasons’, i cili deri më tani është shikuar mbi 1.7 milion herë në YouTube. /Telegrafi/