Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri i është nënshtruar një operimi në gju

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, i është nënshtruar një operimi në gju.

Ajo përmes disa imazheve të publikuar në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se ka kryer operacionin ALC, që ndryshe njihet si rindërtimi i ligamentit kryq të përparmë.

Këngëtarja ka publikuar disa fotografi dhe video, duke treguar se ika shkuar në tërësi procesi, që nga operimi e deri te kura në shtëpi.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Madje në disa prej videove, shihet se si i dashuri i saj, DJ Geek, i jep asaj injeksionet e nevojshme për rikuperim.

Dafina ka treguar në mbishkrimin se këtë operim e ka kryer pesë javë më parë.

“Është prej pesë javësh, operimi ACL”, ka shkruar këngëtarja Zeqiri në mbishkrimin e këtij postimi në Instagram.

ACL ose rindërtimi i ligamentit kryq të përparmë është një zëvendësim i indit kirurgjik të shartimit të ligamentit kryq të përparmë, i vendosur në gju, për të rivendosur funksionin e tij pas një dëmtimi. Lidhja e shqyer ose mund të hiqet nga gjuri, ose të ruhet para rindërtimit të një procedure artroskopike.

Dafina përndryshe ka paralajmëruar fansat se shumë shpejt do të publikojë një projekt me temë ndërgjegjësimin e shëndetit mendor. /Telegrafi/

Exit mobile version