Dafina Zeqiri po vazhdon të jetë njëra nga personazhet më të përfolura në faqet rozë dhe jo më kot.
Këngëtarja, e cila vetëm në Instagram numëron 1.4 milion ndjekës, nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme me fansat e saj.
Gjatë ditës së sotme (e martë), artistja e njohur vjen me një set të ri fotografik në të cilin duket e mrekullueshme.
Ndonëse shquhet për stilin unik dhe të guximshëm, 31-vjeçarja edhe këtë herë ka befasuar ndjekësit me ndryshimin që ka bërë në dukje.
Kjo pamje e veçantë është realizuar nën përkujdesjen e grimerit të njohur nga Prizreni, Arbër Bytyçi.
Ndërkaq, komplimentet nuk munguan në hapësirën për komente as nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e shumtë të saj.
Dafina periudhën e pandemisë e ka kaluar duke punuar në albumin e saj të ri të titulluar “Dafinë Moj”.
Ajo po ashtu solli edhe dy projekte muzikore në bashkëpunim me Cricket: “Një herë në jetë” dhe “A je pendu”. /Telegrafi/