Telegrafi

Dafina Zeqiri duket provokuese në të kuqe, vë në pah gjoksin

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka paralajmëruar se këtë verë do të rikthehet me disa projekte të reja në muzikë.

“Fuego” mban titullin kënga e saj më e fundit, e cila u prit mirë nga publiku, ndërsa pritet që në pak javë ajo të sjellë edhe një duet me reperin Lumi B.

Dafina ndërkohë është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Jo të rralla janë rastet kur këngëtarja publikon ndonjë imazh provokues, duke i bërë kështu edhe më shumë për vete fansat e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse në të kuqe, ndërsa vë në pah gjoksin.

Në sy bie edhe tatuazhi i saj i realizuar në gjoks, i cili i jep asaj një pamje edhe më provokuese.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të saj kanë qenë të shumta. /Telegrafi/