Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar.
Artistja tashmë është e pranishme nëpër mbrëmje e koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare dhe jo vetëm.
Ajo së fundmi ka publikuar disa fotografi të reja, përmes të cilave ka marrë vëmendje me dukjen provokuese.
Krijuesja e hitit “Ku je ti” shfaqet nga vaska, duke vënë në pah linjat e bujshme trupore.
“Zemra jem këndon-don, të don-don Baby o veq e jotja…”, ka shkruar ajo që mesa duket i referohet këngës së re.
E njëjta ditë më parë paralajmëroi këngën e re në bashkëpunim me Dafina Zeqirin.
Kjo vjen pas bashkëpunimit të tyre të parë “Mos shko”, i cili u lansua rreth dy vite më parë dhe ka mbledhur mbi 18 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/