Telegrafi

Dafina Zeqiri duket bukur edhe pa grim

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit “Million $”.

Kënga është pritur mirë nga publiku, teksa këngëtarja po vazhdon të punojë rreth projekteve të reja muzikore.

Ajo këto ditë udhëtoi drejt Zvicrës, ku mbajti një koncert për një numër të kufizuar njerëzish.

Dafina ndërkohë po tregohet mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Ajo nuk heziton të publikojë edhe ndonjë fotografi pa makijazh pas përfundimit të koncertit.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Një gjë të tillë, Zeqiri e bëri në imazhin e fundit të ndarë me fansat në Instagram, ku shfaqej e sapo dalë nga dushi, teksa vinte në pah dukjen e saj natyrale.

Dafina duket bukur edhe pa makijazh, dhe për këtë është komplimentuar në masë të madhe nga fansat. /Telegrafi/