Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është bërë pjesë e një tjetër bashkëpunimi ndërkombëtar.
Ajo ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re në bashkëpunim me Dj e njohur francez, DJ Hamida dhe Aymane Serhanin.
“Desole por favor”, titullohet kënga e tyre më e re, e cila është ritmike-verore.
Kënga vjen e gërshetuar në disa gjuhë: spanjisht, frëngjisht, anglisht dhe shqip.
Klipi i këngës është mjaft veror, dhe në të Dafina vjen me një paraqitje atraktive dhe provokuese siç rëndom ka bërë në videot e saj të fundit.
Përndryshe, “La Reina” mban titullin kënga paraprake e saj, e cila gjithashtu është pritur mirë nga fansat e këngëtares duke arritur shifra të larta klikimesh në kanalin YouTube. /Telegrafi/