TikTok-u është kthyer ndër rrjetet sociale më të preferuara anë e mban botës dhe kësaj nuk i kanë shpëtuar as artistët shqiptar.
Në mesin e tyre edhe këngëtarja e njohur dhe shumë e suksesshme, Dafina Zeqiri, e cila iu bashkuar trendëve dhe ‘sfidave’ të ndryshme që po bëhen virale.
Vetëm së fundi, krijuesja e hitit “Llafe llafe” ka sjell disa të tilla që u pritën mirë dhe po pëlqehen nga përdoruesit e këtij rrjeti sociale.
Pak ditë më parë Dafina publikoi një video ku shihej bashkë me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Këngëtarja dhe ish-presidentja shihen teksa argëtohen dhe vallëzojnë me këngën e saj “NANA”, ndërsa disa të tjera ajo i ka realizuar edhe me miqtë e saj.
E fundit ishte ajo me këngëtarin, Yll Limani, dyshja që njihen edhe për bashkëpunime muzikore kanë realizuar një video qesharake teksa shihen së bashku në ashensor.
Kështu, përveç një këngëtare e pëlqyer për muzikën që sjell, Dafina po ‘rrëmben’ gjithashtu zemrën e përdoruesve të TokTok-ut. /Telegrafi/