Telegrafi

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani sjellin këngën e re “Jom ka du me t’pa”

Foto: Screenshot/YouTube

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani kanë bashkuar sërish forcat për një projekt muzikor.

“Jom ka du me t’pa” mban titullin kënga e dyshes, e cila vjen e kompletuar edhe me videoklip.

Artistët vijnë me një interpretim të mahnitshëm, ndonëse edhe klipi është i realizuar në mënyrë perfekte.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja e njohur gjithashtu duket e mrekullueshme me paraqitjen e saj, si çdo herë unike.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Teksi është shkruar nga Ylli në bashkëpunim me Lira Blakaj me producim nga Fatjon Miftari.

Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi dhe masterizimi i kësaj kënge u bë nga Deard Sulejmani.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit, Sekuencë. /Telegrafi/