Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani nisin punën për këngën “Mos shko”, shfaqen së bashku në një studio muzikore

Foto: Instagram

Këngëtarët Dafina Zeqiri dhe Yll Limani ditë më parë konfirmuan bashkëpunimin e tyre të parë.

Dyshja, të cilët pëlqehen mjaft shumë nga publiku, njoftuan fansat se kanë bashkuar forcat për një projekt së bashku.

Derisa po punojnë në këngën e re, të njëjtit kanë sjell disa fotografi së bashku nga një studio muzikore.

Foto: Instagram

Dafina dhe Ylli vijnë në poza mjaft atraktive, teksa duket se kënga e tyre do prezantohet së shpejti në treg.

“Kur t’shoh tu ik m’myt krejt, mos shko”, ka shkruar Limani në postimin që ka ndarë me ndjekësit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në anën tjetër, Zeqiri po ashtu ndau disa imazhe në të cilat shtoi, “Mos harro me e lan çelësin në prag”.

Fansat e tyre shihet se mezi po presin për duetin e artistëve, të cilët reaguan mjaft shumë krahas postimeve.

Deri më tani, akoma nuk është bërë publike asnjë datë e lansimit të kësaj kënge. /Telegrafi/

Exit mobile version