Telegrafi

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani bëhen bashkë për një duet të ri

Të dy janë tejet të suksesshëm dhe të dashur për publikun, teksa këngët e tyre kthehen në hite.

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani janë bërë bashkë edhe një herë tjetër për një duet të ri muzikor.

Kështu ka zbuluar Ylli në një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet bashkë me Dafinën.

Foto: Instagram

Në një imazh bardhë dhe zi, Dafina dhe Ylli paralajmëruan fansat për një projekt tjetër të shumëpritur mes tyre.

“Kaje”, së shpejti”, ka shkruar Ylli në mbishkrimi, ndërsa postimi u pasua me komente të shumta nga fansat e dyshes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Përndryshe, ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i dytë, Dafina dhe Ylli në vitin 2020 sollën këngën “Mos shko”.

Projekti u mirëprit nga publiku dhe aktualisht numëron afro 19 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram