Telegrafi

Dafina Zeqiri dhe Ya Nina publikojnë “Nasty x see me”

Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ashtu siç kishte paralajmëruar ka lansuar një projekt të ri muzikor.

Këtë herë këngëtarja ka bashkuar forcat me një emër të ri të estradës, artisten Ya Nina.

Dy vajzat kanë lansuar dy këngë brenda një projekti e që mban titullin “Nasty x see me”.

Foto: Dafina Zeqiri/YouTube

Producent i projektit është Cricket që gjithashtu ka realizuar ‘beat’-in bashkë me Marko.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri ndan imazhe të reja nga xhirimet e videoklipit me Ya Ninan

Teksti I këngës është shkruar nga Ya Nina, Alien dhe Elinel teksa për melodinë u kujdes sërish Ya Nina bashkë me Dafinën dhe Markon.

Foto: Dafina Zeqiri/YouTube

Dafina dhe Ya Nina dukeshin unike dhe tejet joshëse në skenat e videoklipit, i cili u realizua nën regjinë e Dina Morinës.

Të plotë kënga tashmë gjendet e lansuar në kanalin zyrtar të Dafina Zeqirit në YouTube, që padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tyre. /Telegrafi/