Tashmë janë bërë dy nga artistet më të pëlqyera në showbizin vendor dhe lirshëm mund të thuhet se janë më të kërkuarat jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.
Fjala është për këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Tayna, të cilat janë thuajse në çdo vend së bashku, megjithëse performanca e tyre atraktive është gjithnjë në qendër të vëmendjes.
Të njëjtat ditë më parë ishin të pranishme në një koncert, interpretimi i të cilëve ishte i mahnitshëm dhe natyrisht se nga ana e tyre nuk munguan as lëvizjet provokuese.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tayna dhe Dafina derisa po këndojnë projektin e tyre “Bye Bye”, shfaqen në disa skena mjaft të ‘nxehta’.
Ndërkaq, projekti i tyre i përbashkët “Bye Bye”, u lansua në muajin gusht dhe në kanalin zyrtar, YouTube, ka marrë mbi 23 milionë shikime.
Të dy artistet këtë verë kanë qenë mjaft aktive me mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore.
Ato momentalisht janë duke punuar në projekte ndaras, që pritet të prezantohen para publikut në ditët në vazhdim. /Telegrafi/