Telegrafi

Dafina Zeqiri dhe Mozzik sjellin këngën e re “Drama Pahiri”

Foto: Screenshot/YouTube

Artistët e njohur shqiptarë, Dafina Zeqiri dhe Mozzik, janë bërë bashkë për herë të parë për një projekt të ri muzikor.

“Drama Pahiri” mban titullin kënga e tyre e re, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Dyshja vijnë me një paraqitje të mahnitshme në klip e po ashtu edhe në interpretim.

Foto: Screenshot/YouTube

34 vjeçarja ndërkohë ka shkëlqyer në secilën paraqitje, ndonëse shquhet për stilin unik.

Lexo po ashtu Mozzik për Dafina Zeqirin: Je shembulli më i mirë çka mundet të bëjë një femër

Teksti është shkruar nga vet artistët në bashkëpunim me reperin Elinel, të cilët po ashtu janë kujdesur edhe për melodinë.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi vlen të ceket se u bë në studion e producentit Rzon.

Masterizimi iu besua Lorenc Aliut (Avaxus) me video të realizuar nga Fati.tv.

Besohet që edhe kënga do të pëlqehet nga publiku dhe fansat e shumtë të tyre. /Telegrafi/