Telegrafi

Dafina Zeqiri dhe Majk paralajmërojnë bashkëpunimin

Edhe vitin që po lëmë pas nuk kanë munguar bashkëpunimet e shumta muzikore mes artistëve shqiptarë.

Një i tillë pritet të vije shumë shpejt mes dy emrave të njohur të estradës, bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Zeqiri dhe reperin Majk.

Dyshja kanë paralajmëruar këngën e re përmes imazheve që kanë ndarë me adhuruesit në llogaritë e tyre përkatëse të Instagramit.

Përveç imazhit ku dy artistët shihen përkrah njëri-tjetrit, ata nuk kanë zbuluar më shumë detaje të tjera.

Kujtojmë që kë do të jetë bashkëpunimi i tyre i parë së bashku, teksa ata njihen për shumë projekte të suksesshme me artistët e tjera.

Vitit 2021 ishte mjaft i angazhuar si për Dafinën e cila gjithashtu publikoi album e ri “Dafinë moj”, por edhe për Majk që lansoi disa projekt muzikore që u pritën mirë nga ana e fansave.

Kënga e fundit e Majk është bashkëpunimi me Xhensila Myrtezaj dhe Getoar Selimi “Mëkati jem”. /Telegrafi/