Telegrafi

Dafina Zeqiri dhe Elgit Doda sjellin këngën e re “Si mua”

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarët e njohur shqiptarë, Dafina Zeqiri dhe Elgit Doda, kanë publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Si mua” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga Elgiti, Dafina, Elinel, Klea dhe Romeo Veshaj.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi ndërkohë u bë nga Doda, i cili u përkujdes edhe për vijën melodike bashkë me Zeqirin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Miksimi u bë nga Cricket me masterizim nga Awaxus.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkaq i është besuar produksionit të njohur, Entermedia.

Artistët vijnë me paraqitje të mahnitshme, kënga e të cilëve tani ndodhet në platformën YouTube. /Telegrafi/