Telegrafi

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek sjellin fotografinë më të veçantë për Shën Valentin

Foto: DJ Geek/InstaStory

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, dhe DJ Geek ka tash e sa kohë që kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut me ngacmimet që ia bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Ndonëse ende nuk kanë dalë publikisht me një deklaratë rreth raportit të tyre, dyshja vazhdojnë të përfliten nga fansat për një lidhje të mundshme.

Ishte pikërisht dita e Shën Valentinit, kur ata vendosën të ndajnë me fansat një fotografi shumë të veçantë që kanë realizuar së bashku ditëve të fundit.

Lexo po ashtu DJ Geek e ngacmon me një koment provokues Dafina Zeqirin, këngëtarja i përgjigjet me "të dua"

Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar gjatë xhirimeve të klipit më të fundit të Dafinës, “Merri krejt”.

Foto: DJ Geek/InstaStory

Në këtë imazh, dyshja shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, teksa Dafina i ka duart rreth qafës së Geek dhe duket sikur do t’i japë atij një puthje.

Lexo po ashtu Yllka Kuqi konfirmon shtatzëninë me imazhin më të veçantë me burrin e saj në ditën e të dashuruarve

Dafina dhe Geek janë bashkëpunëtorë prej shumë kohësh, teksa vitin e kaluar bënë bujë me bashkëpunimin e tyre shumë të suksesshëm “Alo”.

Fotografia e tyre e fundit mund të thuhet lirshëm se ishte një nga fotografitë më të veçanta të këtij Shën Valentini. /Telegrafi/