Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri me çizme në vlerë afro 1300 euro në klipin e ri

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, pritet që këto ditë të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të re, e cila me gjasë do të mbajë titullin “Kurgjo nuk kallzojna”, referuar faktit që këtë fjalë ajo e ka përdorur më së shpeshti në imazhet që ka paralajmëruar klipin e ri.

Si në çdo paraqitje tjetër, Dafina edhe këtë herë nuk do të zhgënjejë me dukjen dhe stilin e saj, gjë për të cilën investon mjaft.

Vetëm një palë çizme që këngëtarja do të bartë në një prej skenave në klipin e saj të ri, kapin shifra shumë të larta eurosh.

Bëhet fjalë për çizmet e markës “Fendi”, të cilat kushtojnë hiç më pak se 1290 euro.

Ka qenë faqja “What they wearin” ajo që ka publikuar këtë detaj në Instagram, duke bërë të ditur kështu se sa luksoze janë veshjet e këngëtares.

Dafina këtë vit shënoi një rikthim të fuqishëm në tregun muzikor shqiptar, veçanërisht pas publikimit të këngës “Kalon” me reperin Lumi B, këngë e cila u prit shumë mirë nga fansat e dyshes. /Telegrafi/

Exit mobile version