Telegrafi

Dafina Zeqiri brenda këtyre ditëve publikon këngën e re, ndan pamje me stil të veçantë flokësh

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, tashmë prej disa ditësh ka filluar përgatitjet për projektin e ri muzikor.

Artistja, e cila numëron 1.6 milion ndjekës në Instagram, shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Ajo po vazhdon të publikoj pamje nga videoklipi i saj i ri, i cili pritet të lansohet së shpejti.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

E njëjta befasoi me stilin e ri të flokëve, teksa pritet të jetë një projekt shumë i veçantë nga albumi i saj i ri “Dafinë moj”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Javën e ardhshme, nuk ka orë të saktë, nuk ka ditë, unë vetëm do ta lansoj atë. Kështu që qëndroni gati”, ka shkruar ajo.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Projekti mezi po pritet edhe nga fansat, të cilët reaguan përkrah një pjese të ndarë të këngës në rrjetet sociale.

Deri në publikimin e projektit të ri, Dafina po shijon suksesin e “Million $” që u prit mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)