Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka pasur një sezon mjaft të ngjeshur veror.
Ajo ishte shumë aktive në muzikë me prurje të reja, gjersa nuk mungoi edhe nëpër koncerte e mbrëmje muzikore të shumta.
E duket se në fund të verës, Dafina ka rezervuar një shpërblim për veten e saj, duke investuar në blerjen e dy veturave luksoze.
Këngëtarja e hitit “Murder on the dancefloor” ka blerë dy vetura të tipit “Porsche Carrera 911” dhe “Lamborghini Urus”, në një nga autosallonet e Kosovës.
Çmimi i të parës fillon nga 106 mijë euro e përpjetë, gjersa e dyta ka një çmim fillestar prej 220 mijë eurosh.
Dafina shquhet si një prej këngëtareve më të angazhuara të skenës vendore, me çka edhe të ardhurat e saj nga muzika janë mjaft të larta, të cilat i mundësojnë të bëjë një jetë luksoze. /Telegrafi/