Telegrafi

Dafina Zeqiri bën “twerk” të zjarrtë para fansave, i lejon që të prekin në të pasmet e saj

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, është një nga femrat më aktive në muzikë.

Ajo është duke mbajtur mbrëmje të shumta muzikore për fansat në qytete të ndryshme, në të gjitha trevat shqiptare.

Dafina është e njohur për paraqitjet e saj provokuese në skenë si dhe performancat energjike.

Lexo po ashtu Ishte kënga e parë që e mësoi në shqip si dy vjeçe, Dafina Zeqiri solli pas 28 vitesh versionin e saj të "Lule lule"

Në një nga koncertet e fundit, këngëtarja ka bërë “twerk” të nxehtë para fansave.

Teksa ka dridhur të pasmet, Dafina edhe i ka lejuar fanset që t’i prekin të pasmet e saj gjatë performancës.

Përndryshe, këngëtarja po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit, “Lule lule”, i cili është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/