Telegrafi

Dafina Zeqiri befason ndjekësit me imazhin e fundit, teksa shfaqet si ‘nuse’

Këngëtarja Dafina Zeqiri shquhet për guximin e saj dhe vazhdimisht befason fansat me gjëra të reja.

Ajo së fundmi ka bërë kuriozë ndjekësit pasi fshiu të gjitha postimet që posedonte në Instagram.

Megjithatë, 31 vjeçarja ka lënë vetëm një imazh të fundit ku shfaqet me shami në kokë si nuse.

Ky imazh bëri që të ketë reagime nga më të ndryshmet duke e pyetur se ‘çfarë e ka ndërmend të bëjë?’.

Në mesin e komenteve që pranoi është edhe ai i DJ Geek, me të cilin ishte në lidhje për disa muaj.

“Nusja më e bukur”, ka shkruar ai.

DJ Geek (Foto: Instagram)

Ndërkohë nuk dihet nëse e tillë do shfaqet në një nga klipet e radhës që do publikohet së shpejti.

Deri atëherë presim të shohim se çfarë ka përgatitur krijuesja e shumë hiteve shqiptare. /Telegrafi/