Rasti tragjik i vrasjes së 18-vjeçares nga partneri i saj në Ferizaj vazhdon të jetë i shumë komentuar në media hde opinionin publik.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vendosi të ngritë çështjen në fjalë përmes një statusi të ri, të publikuar në InstaStory.
Ajo iu ka bërë një thirrje prindërve të rinj se si duhet edukuar dhe socializuar fëmijët e tyre sa më shumë.
“Rrjetet sociale mund të bëhen shumë toksike ndonjëherë! Njerëzit bëhen toksikë – shkak i rrjeteve sociale! A nuk duhet që fëmijët tuaj të jenë jashtë duke u shoqëruar/socializuar me fëmijë të tjerë? Ose kur keni planifikuar ta keni një të tillë i keni thënë vetes “Dafina ka me ma rrit/me eduku fëmijën përmes Instagramit”, qesharake”, shkroi fillimisht Dafina në InstaStory.
E njëjta vazhdoi duke shkruar se në vend që fëmijët “të hiqen qafe përmes telefonit”, prindërit duhet të kalojnë më shumë kohë me ta dhe t’ua dedikojnë përkushtimin e tyre.
“Në vend se me ua mbyll gojën fëmijës me telefon! Kape! Merru me të! Edukoje! Mësoje çfarë është mirë e çfarë keq, sidomos se si të sillet me një femër, pikë”, shkroi këngëtarja e hitit “Grazy Girl” në InstaStory.
Dafina përndryshe ashtu si shumë kolegë të saj me shqetësim ka shprehur keqardhjen e saj për fenomene të tilla si keqtrajtimi i gruas në trevat shqiptare, duke kërkuar rritjen e ndërgjegjësimit te gjeneratat e reja. /Telegrafi/