Këngëtarja Dafina Zeqiri nuk ka qenë shumë aktive këtë verë me projekte të reja, kjo për shkak të angazhimit të saj në Amerikë.
Daffy është duke krijuar karrierë ndërkombëtare, e cila do t’i hapë dyert e suksesit edhe jashtë vendit, në qoftë se do jetë maksimalisht e përkushtuar në punë.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat publikon thuajse çdo ditë imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, Dafina ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet duke përgatitur drekën në New York, ndërsa në mbishkrimin e saj “Vegan”.
Nga pamjet, duket se këngëtarja ka qenë duke përgatitur perime, me ç’rast ka vërtetuar vendimin e saj të ri të ndërmarrë në jetën e saj.
Të qenurit vegane do t’ia ndalojë këngëtares çdo produkt i mishit apo i përfituar nga kafshët, me ç’rast do të bëjë një jetë mbase edhe më të shëndetshme duke u ushqyer me pemë e perime të freskëta. /Telegrafi/