Telegrafi

Dafina zbulon listën e këngëve të albumit “Dafinë Moj”, spikatin duetet me nënën e saj dhe Tunën

(Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Ka kohë që Dafina Zeqiri e ka paralajmëruar albumin e ri të titulluar “Dafinë Moj”.

Këngëtarja e pëlqyer e skenës shqiptare është duke e finalizuar këtë projekt të madh, ndërsa kohë më parë kishte treguar se si do të dukej kopertina e albumit.

Gjatë të hënës, ajo e ka publikuar listën e këngëve, në të cilën ka paralajmëruar disa bashkëpunime mjaft interesante.

Pikërisht kënga që mban titullin albumi, “Dafinë Moj”, do të vijë si duet me nënën e saj, Melihate Zeqiri, për të cilën kishte thënë se edhe është dedikim.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri prezanton kopertinën zyrtare të albumit të ri “Dafinë Moj”

Një bashkëpunim interesant pritet të jetë edhe me Altuna Sejdiun – Tunën. Kënga e titulluar “Sunny Hill” do t’i bëjë bashkë dy këngëtaret pas hitit të dikurshëm me 2po2, “Vibe”.

Disa prej këngëve përbërëse të albumit tashmë janë publikuar dhe ato janë shndërruar në hite. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/dafina.zeqiri)