Telegrafi

Dafina të premten publikon bashkëpunimin me DJ Hamida dhe Aymane Serhani

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram/dafina.zeqiri)

Këngëtarja Dafina Zeqiri po vazhdon të jetë aktive dhe mjaft e angazhuar në skenën muzikore shqiptare. Gjatë këtij viti, ajo solli një varg projektesh, të cilat u mirëpritën nga publiku dhe në secilin klip vjen tejet e veçantë.

Këtë herë, ajo i ka njoftuar fansat se po vjen me këngë të re dhe është në bashkëpunim me DJ Hamida, si dhe artistin Aymane Serhani. Kënga do të titullohet “Desole por favor” dhe pritet të publikohet nesër (e premte) bashkë me videoklip.

E fundit këngë që ka lansuar bukuroshja jonë është “La Reina” që për një muaj ka marrë mbi tre milionë shikime.

Përveç projekteve muzikore, Dafina pritet të jetë mjaft e angazhuar gjatë verës edhe me koncerte e mbrëmje të shumta. 

Këngëtarja, e cila këta muaj është komentuar mjaft shumë për ndryshimet që ka bërë në pamje, solli edhe disa video mjaft provokuese në rrjetet sociale. /Telegrafi/