Dafina Zeqiri duket se ka vendosur që të publikojë projekte të reja në skenën muzikore shqiptare.
Së fundmi ylli që u shpërngul në Amerikë ka zhvilluar një turne koncertesh për festat e fundvitit.
Ajo performoi në vende të ndryshme dhe klube të mëdha, duke shfaqur performanca të mrekullueshme.
Ndërsa tash, ajo ka vendosur që të punojë edhe për tregun shqiptare, ku është parë shumë afër Lumi B.
Spekulohet se dyshja janë duke menduar për një projekt të ri.
Ndryshe, Duffye ka publikuar “Rude Girl” me Lumi B vetëm një vit më parë.
Bukuroshja po qëndron në Amerikë ku vazhdon përpjekjet për sukses ndërkombëtar. /Telegrafi/