Site icon Telegrafi

Dafina skeptike në imazhet e fundit, fillimisht ngrit gishtin e mesëm e pastaj kërkon të mbajë afër duart e dikujt

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, së fundmi publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me reperin Varrosi.

Kënga me titull “Ring ring” është pritur mirë nga publiku, dhe renditet si një ndër këngët më të dëgjuara aktualisht në tregu muzikor shqiptar.

Dafina vazhdon të jetë një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është thuajse çdo ditë aktive.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të tjera, ku është shfaqur mjaft atraktive.

Në njërën prej tyre, bukuroshja bionde ka pozuarm e fustan të zi, të hapur paksa te pjesa e gjoksit, gjersa ngrit gishtin e mesëm në shenjë revolte.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Dy fjalë, një gisht”, ka shkruar këngëtarja Zeqiri në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Ndërkohë, në imazhin e dytë ajo shihet edhe më joshëse, teksa shkruan me ndjeshmëri se dëshiron t’i mbajë duart te dikush dhe ta kalojë të premten me të.

Një përshkrim i tillë, i ka bërë fansat të dyshojnë se mos këngëtarja ka tashmë një person të ri në jetën e saj, megjithatë ka tash e sa kohë që ajo nuk përflitet të ketë qenë në ndonjë lidhje serioze. /Telegrafi/

Exit mobile version