Telegrafi

Dafina sjell videon e këngës “Rofe”

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram/zafinazeqiri)

Dafina Zeqiri e ka publikuar videoklipin e këngës së re, të cilën e ka titulluar “Rofe”.

Muzika është prodhim i BledBeats, ndërsa për vijën melodike është kujdesur vet këngëtarja.

Dafina së bashku me Arianit Palajn e kanë shkruar tekstin e këngës së re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

Incizimi dhe miksimi është bërë nga Cricket, kurse Lorenc Aliaj është kujdesur për masterizimin.

“‘Rofe’, dhurata ime për ju”, ka shkruar Dafina në një njoftim të mëparshëm në Instagram. /Telegrafi/