Telegrafi

Dafina sjell “Don’t Let Me Go” me Rinorin

Këngëtarja e talentuar shqiptare, Dafina, ka sjellë projektin e ri të saj.

“Don’t Let Me Go” titullohet projekti atraktiv që ka ardhur edhe me videoklip.

Teksti i projektit është realizuar nga Yll Limani, ndërkaq muzika nga Florent Boshnjaku.

Dafina është këngëtare e re e zhanrit RnB që po krijon famë në Gjermani.

Dafina me projektet e saj ka arritur të sigurojë transmetime në MTV dhe VIVA, dy televizionet më të mëdha të muzikës në Gjermani.

Singli i saj i tretë “Don’t Let Me Go” është një baladë R’n‘B Moderne sërish për nga aspekti i qetë e këngëtarës dhe bind përmes vokalit të saj shpirtëror jo vetëm me zë të lartë në gjithë vijën. „Don’t Let Me Go” X Rinor me sukses godet jo vetëm urën e guximshmërisë ndërmjet RnB dhe Elektropop‐it – dhe futet falë ndërtimit të saj me struktur tensionuese në drejtim të goditjes së basit të fuqishëm në një paketë befasie me tinguj absolutikisht të këndshme. Një këngë që hyn nga veshi dhe shkon drejt në zemër.

Dafina më parë langoi edhe këngën “Shot Calling” që u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/