Telegrafi

Dafina shfaqet sensuale nga Los Anxhelesi

Dafina Zeqiri vazhdon të mos jetojë në Prishtinë.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare po shijon momentin e saj në Los Anxheles.

Aty ka realizuar një fotosesion të radhës, ku është shfaqur sensuale.

Në veshje, grim dhe flokë të thjeshta, ajo rrëfehet para publikut.

“Nuk t’i kam treguar ende të gjitha”, potencoi Duffye në postimin e saj në Instagram.

Dafina Zeqiri konsiderohet një prej emrave më të mëdhenj të muzikës moderne shqiptare.

Ajo pritet të kthehet në vend gjatë verës për të zhvilluar një turne veror pas kërkesave të shumta për të. /Telegrafi/