Telegrafi

Dafina Rexhepi vjen e ekspozuar dhe mjaft provokuese në fotosesionin e ri (Foto)

Këngëtarja Dafina Rexhepi këtë vit i është rikthyer skenës me dy projekte të reja muzikore.

“Boi” dhe “Gimme ur love” janë dy këngët që këngëtarja solli këtë vit, dhe të cilat u pritën mirë nga publiku.

Ndërkohë, Rexhepi vazhdon të jetë mjaft e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat është shumë aktive.

Shpesh ajo publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, teksa së fundmi ka befasuar fansat me disa fotografi mjaft ‘të nxehta’ të hedhura në Instagram.

Dafina Rexhepi vjen mjaft ‘e nxehtë’ në fotosesionin e ri. Burimi i fotos: Instagram

Këngëtarja shfaqet e shtrirë në divan, teksa është e mbuluar vetëm me një mbulesë ngjyrë vjollcë.

Dafina vë në pah këmbët atraktive dhe kraharorin, ndërsa ka marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat për këto imazhe të fotosesionit të saj më të ri. /Telegrafi/