Dafina Rexhepi dikur ishte një emër shumë i suksesshëm në tregun vendor të muzikës.
Por në vitin 2012 ajo vendosi të shkëputej nga muzika, për të bërë një rikthim në vitin 2017 që prap më pas do ta çonte në një pauzë.
Mirëpo, 2020-ta duket të jetë një vit ndryshe për Dafinën, e cila sërish ka vendosur t’i rikthehet muzikës por në një formë tjetër.
Bëhet fjalë për një material të veçantë me këngë të famshme dashurie, të kënduara në versionin “cover’ nga Dafina.
Në një video përmbledhëse tri minutëshe në YouTube, Dafina Rexhepi shfaqet në disa skena teksa interpreton këngë të njohura botërore me tematikë dashurie.
Një projekt i till dhe shumë i veçantë mesa duket është realizuar me rastin e festës së Shën Valentinit, teksa duket të jetë një ogur i mirë për artisten për ta vazhduar karrierën nga aty ku e kishte lënë dikur. /Telegrafi/