Site icon Telegrafi

Dafina Rexhepi nuk merret më me muzikë, por me ‘kick box’

Dikur ishte një prej këngëtareve më të dashura të publikut shqiptar.

Dafina Rexhepi ishte mjaft e respektuar dhe e kërkuar me këngë që u pëlqyen nga publiku.

Projekti i saj me MC Kreshën ishte një hit i vërtetë, ndërkaq ka kohë që s’ka sjellë projekt të ri.

Nga viti 2017, Dafina Rexhepi nuk ka publikuar më asnjë këngë.

Tash ndërkaq Dafina është kthyer me postime në rrjetet sociale ku shihet si promovon aktivitetin e saj në “kick box”.

“Motivimi im më i mirë”, shprehet Dafina në Instagram.

Dafina Rexhepi prej vitesh jeton në Gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version