Dafina Rexhepi është në përgatitje të projektit të ri muzikor.
Këngëtarja, e cila pasi publikoi disa hite dhe bashkëpunime, u tërhoq për një periudhë nga muzika, ka paralajmëruar videoklipin e ri.
Më herët, ajo ka bërë të ditur se produksioni Imagine merret me anën vizuale të projektit.
Kurse gjatë ditës së martë, Dafina i ka publikuar disa fotografi nga Ulqini, ku duket se do të bëhen xhirimet.
“Ç’kemi Ulqin… Gati për videon time të re”, shkruan në përshkrimin e një postimi në Facebook. /Telegrafi/