Telegrafi

Dafina Rexhepi kthehet me sesion atraktiv (Foto)

Këngëtarja Dafina Rexhepi duket se është gati për një rikthim të madh në skenën muzikore.

Bukuroshja ka punuar në një sesion të ri fotografik, ku shfaqet mjaft atraktive.

Ajo ka zgjedhur një fustan ngjyrë vjollcë që vë në pah linjat e saj trupore.

Fotosesioni është realizuar nga Agon Gjinofci dhe Elena Nika.

Dafina Rexhepi njihet për këngën e saj “Delicious” me Mc Kreshën dhe “Ti mi then kufinjtë” me Etnon.

Ajo ka kohë që nuk është shfaqur në skenën muzikore shqiptare dhe u distancua, por së fundmi u kthye me dy këngë.

“Boi” dhe “Gimme ur Love” janë këngët e fundit të Dafina Rexhepit që kanë arritur numër të madh klikimesh.

Bukuroshja nuk është përfolur për aferat e saj, por zakonisht për këngët e saj. /Telegrafi/