Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka bërë një reagim publik në lidhje me një video-lojë në Serbi, e cila është e konceptuar në atë mënyrë që lojtarët serbë duhet të vrasin shqiptarët.
Ajo përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka shfaqur një nga lajmet që shtjellojnë ngjarjen në fjalë.
Dafina ka shkruar me hidhërim mbi këtë temë duke e quajtur “sëmundje” fenomenin e serbëve dhe dëshirën e tyre për destabilizim në Kosovë.
“Kryerja e krimeve të luftës është një lojë tani. Në Serbi, ka komunitete në internet që luajnë një video-lojë që rrëfen ngjarje të jetës reale, në të cilën protagonisti-lojtar kryen krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës për të fituar ndeshjen”, shkroi fillimisht këngëtarja.
Tutje, ajo bëri thirrje që persona që kryejnë vepra të tilla, të mos mbeten kurrë pa ndëshkuar.
“Për të riprodhuar një pikë hyrëse kaq të dhunshme dhe të desensibilizuar në një histori të kohëve të fundit, të dhimbshme, është sëmundje. Ata që bëjnë vepra të këqija të mos mbeten kurrë pa u ndëshkuar”, shkruan tutje këngëtarja Zeqiri. /Telegrafi/